Mbrojtësi i Dortmund i pafat, rifillon stërvitjen dhe dëmtohet rëndë

schedule13:40 - 15 Prill, 2020

schedule 13:40 - 15 Prill, 2020

Klubet e Bundesligës në Gjermani kanë rifilluar stërvitjen, edhe pse nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të rinisë kampionati. Megjithatë seancat stërvitore duhen të zhvillohen sipas disa rregullave, ku kryesorja është që lojtarët të jenë të ndarë në grupe me nga katër persona.

Mbrojtësi i Dortmundit, Dan-Axel Zagadou, ka pësuar një dëmtim gjatë stërvitjes. Është vetë klubi gjerman që e ka konfirmuar dëmtimin e francezit, i cili ka këputur ligamentin e gjurit të majtë. 20-vjeçari do të mungojë për disa muaj, por do të rifillojë shumë shpejt fazën e rikuperimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se klubet e Bundesligës do të kenë një takim në 23 prill, ku do të diskutojnë fatin e këtij sezoni. Kujtojmë që Gjermania ishte një nga kampionatet e fundit që e pezulloi aktivitetin nga pandemia e Coronavirusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!