Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbreti suedez: Strategjia kombëtare ndaj koronavirusit ka dështuar

schedule15:02 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 15:02 - 17 Dhjetor, 2020

Mbreti Carl XVI Gustaf i Suedisë e ka përshkruar vitin 2020  të “tmerrshëm” dhe ka thënë se strategjia kombëtare  ka dështuar.

Suedia është kritikuar për një qasje ndryshe të pandemisë duke dhënë vetëm udhëzime dhe duke mos vendosur kurrë masa izoluese.

Suedia deri më tani ka regjistruar gati 350,000  të infektuar dhe më shumë se 7,800 viktima.

“Mendoj se kemi dështuar. Kemi një numër të madh të viktimave dhe kjo është e tmerrshme”, ka thënë mbreti.

“Populli i Suedisë është përballur me situatë jashtëzakonisht të vështirë. Kemi në mendje të gjithë anëtarët e familjeve që nuk kanë mundur t’iu thonë lamtumirë familjarëve të vdekur. Mendoj se kjo është përvojë e rëndë dhe traumatike.”

Në vend të aplikimit të sanksioneve ligjore, Suedia ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe detyrë shoqërore gjatë përballjes me koronavirusin.

Suedia nuk ka zbatuar kurrë masë të izolimit, apo vendosje të maskave dhe restorantet kanë qenë vazhdimisht të hapura. Megjithatë, më herët gjatë kësaj jave, shkollat në rajonin e Stokholmit kanë nisur të aplikojnë mësimin online.

Të hënën janë dhënë edhe rekomandime për mbajtje të distancës fizike gjatë Krishtlindjeve.

Suedezët janë këshilluar që të takohen në grupe deri në tetë persona, kryesisht në ambiente të jashtme, nëse kanë mundësi, dhe që të shmangin udhëtimet me tren dhe autobus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!