Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mbreti” Sinner i Anglisë/ Italiani i parë në histori që fiton titullin në Wimbledon

schedule13:11 - 14 Korrik, 2025

schedule 13:11 - 14 Korrik, 2025

Më në fund ia doli edhe ai. Janik Siner, edhe pse nga minoriteti gjerman në Tirolin e Jugut, pati mbi supe gjithë kombin e Italisë në finalen e madhe të Uimbëlldonit.

Talenti i madh 23-vjeçar bëri miliona njerëz të lumtur në Apenine duke u bënë I pari Italian që fiton Grand Slemin më të vjetër të botës, Uimbëlldonin.

Asnjë tjetër më parë, djalë apo vajzë, nuk kishte mundur ta bënte. Suksesi ishte I shkëlqyer edhe sepse u arrit ndaj rivalit të tij më të madh, spanjollit Karlos Alkaraz.

Finalja në barin legjendar në “Oll Inglënds Klab” zgjati 3 orë e 4 minuta, shumë më pak sesa dueli epik në “Rolan Garos” të Parisit këtë vit, që Alkaraz e fitoi pas 5 seteve dhe pas 5 orësh e 29 minutave lojë.

Janik pati rezultatin e seteve: 4-6, 6-4, 6-4 e 6-4!

Spanjolli, fitues I pestë Grand Slemeve në karrierë, dhe dy herë radhazi kampion në Uimbëlldon, mori setin e parë, por pastaj italiani ishte I pagabueshëm, e padyshim që nxorri mësime nga Parisi ku udhëhoqi 2-0, për të humbur në fund.

Siner e vlerësoi shumë rivalin.

“Përshëndetje të gjithëve. Dua ta nis me Karlosin. Ishte sërish një turne përrallor prej teje. Të falenderoj për atë që përfaqëson. Është shumë e vështirë të luash kundër teje, por ne kemi një raport të shkëlqyer. Ti do ta fitosh shumë herë këtë trofe. Ti I ke dy kupa të tilla që tani. Është shumë e veçantë, sidomos këtu janë prindërit e mi, vëllai im dhe skuadra ime. Shumë emocionuese. Falenderoj vëllanë që erdhi të më shikonte, dhe që nuk pati Formula 1 këtë fundjavë. Prandaj, ai është këtu”.

Ky ishte titulli I katërt Grand Slem për Janik Sinerin, me dy Australian Open, një Uimbëlldon e një US Open, ndërsa i mbetet “Rolan Garosi”.

Me largimin e treshes së madhe Federer-Nadal-Gjokoviç, Siner dhe Alkaraz nuk lejuan që tenisi të binte në dekadencë dhe konkurrenca është e garantuar të paktën për një dekadë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!