Mbreti Karli III do të kalojë Krishtlindjen e tij të dytë si monark në Sandringham javën e ardhshme. Dhe ndërsa atij do t’i bashkohet djali i tij i madh, Princi William dhe familja e tij, duket se djali i tij i dytë, Princi Harry, nuk do të jetë aty për t’u bashkuar në festime.
Duka i Sussex dhe gruaja e tij Meghan Markle pritet të festojnë këtë ditë të veçantë me dy fëmijët e tyre, Princin Archie, katër vjeç dhe Princeshën Lilybet, dy, në shtëpinë e tyre në Kaliforni. Atyre me shumë mundësi do t’i bashkohet edhe nëna e Meghan, Doria Ragland.
Gjatë një bisede me HELLO!, Ingrid Seward, shkrimtare mbretërore dhe kryeredaktore e Magazine Majesty, pranoi se Mbreti mund të “lehtësohet” që ai nuk do t’i kalojë Krishtlindjet me Princin Harry dhe familjen e tij ndërsa dita po afron.
“Unë mendoj se ai ka qenë kaq i zënë këtë vit, me të vërtetë i rraskapitur saqë kur je i zënë dhe i rraskapitur ndoshta je pak i lehtësuar/liruar,” tha ajo. “Nëse ai donte të shihte nipërit e tij, Krishtlindjet ndoshta nuk janë koha më e mirë. Do të ishte shumë më mirë nëse ai do t’i shihte në një moment të qetë, në një periudhë tjetër kohore. Ata do të duan të vijnë ta shohin atë sepse duhet të mbajnë një marrëdhënie konstante”./abcnews.al