Mbreti Karli III bëri nderime për oficerët e Marinës Mbretërore, të cilët kontribuan shumë në funeralin e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar. Ngjarja e nderit u mbajt në Kështjellën Windsor të martën më 30 maj. Monarku i ri bëri një mbledhje nderuese për rreth 150 marinarë dhe oficerë të Urdhrit Mbretëror Victorian që morën pjesë në shërbimin funeral të Elizabeth.
Rreth njëqind oficerë të njohur si Garda Sovrane, mbanin karrocën që drejtonte procesionin e trupit të monarkes së ndjerë. Një video e ngjarjes është postuar në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore britanike dhe disa pamje kanë emocionuar fansat mbretërorë.
“Çfarë nderi për këta njerëz të mrekullueshëm. Sa mirë t’i shoh ata dhe buzëqeshjet e tyre!”, “Një moment i çmuar. Secili prej tyre meriton lëvdata. Ata do ta bënin mbretëreshën tonë krenare”/abcnews.al
View this post on Instagram