Trajtimi i kancerit të Mbretit Karlit III do të vazhdojë edhe në vitin e ri, thanë burimet e pallatit të premten.
“Trajtimi i tij po shkon në drejtim pozitiv dhe si gjendje e menaxhueshme cikli i trajtimit do të vazhdojë vitin e ardhshëm”, thanë ata, sipas Skynews.
Buckingham Palace njoftoi në shkurt 2024 se Mbreti Karli III ishte diagnostikuar me kancer dhe po fillonte një kurs trajtimi.
Monarku mori personalisht vendimin për të ndarë diagnozën dhe përvojën e tij me shpresën se mund të ndihmonte të tjerët.
Megjithatë, ai qëllimisht nuk konfirmoi llojin e kancerit për të cilin po trajtohet, për të mos nënvlerësuar rëndësinë e formave të tjera të sëmundjes.
Është gjithashtu e paqartë se çfarë lloj trajtimi ka pasur konkretisht, por ai është rregullisht në Londër për takime private.
Karli nuk është i vetmi anëtar i familjes mbretërore britanike që lufton kancerin. Në mars, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, konfirmoi se qelizat prekanceroze ishin gjetur pas operacionit abdominal dhe se asaj do t’i duhej t’i nënshtrohej kimioterapisë parandaluese.
Në shtator, Kate zbuloi se ka përfunduar kimioterapinë dhe se prioriteti i saj është të qëndrojë pa kancer./abcnews.al