Mbreti Karli III do të hapë dyert e kështjellës, biletat 100 £ janë shitur për 24 orë

schedule22:08 - 5 Prill, 2024

schedule 22:08 - 5 Prill, 2024

Mbreti britanik Karli III do të hapë dyert e kështjellës Balmoral për vizitorët këtë verë dhe siç raportojnë mediat, të gjitha biletat me një çmim prej 100 paund janë shitur brenda 24 orëve.

Vizitat do të lejohen nga 4 korriku deri më 11 gusht, dhe këtë verë, për herë të parë që nga përfundimi i kalasë në 1856, vizitorëve do t’u lejohet aksesi në pjesë të shtëpisë mbretërore që nuk kanë qenë kurrë më parë të hapura për publikun, sipas CNN.

E vendosur në brigjet e lumit Dee në Parkun Kombëtar Cairngorms, Balmoral Estate ka qenë një rezidencë skoceze që nga viti 1852, kur Princi Albert e bleu atë për gruan e tij, Mbretëreshën Victoria.

Këtë verë, krahu lindor i Pallatit Buckingham, i cili përfshin ballkonin e famshëm qendror ku mblidhen anëtarët e familjes mbretërore për daljet publike, do të jetë gjithashtu i hapur për publikun për herë të parë.

Pjesë të pronave të tjera mbretërore si Windsor, Sandringham, Holyroodhouse dhe Highgrove kanë qenë më parë në dispozicion të publikut për ngjarje të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!