Mbreti Karl III & Kamila: Pse pamja në ballkonin e Buckingham nuk ishte ajo që dukej?

schedule14:05 - 11 Maj, 2023

schedule 14:05 - 11 Maj, 2023

Ceremonia historike e kurorëzimit të Mbretit Karl dhe Mbretëreshës Kamila përfundoi me daljen e çiftit mbretëror në ballkonin e Buckingham. Me anëtarët e ngushtë të familjes pranë tyre, Mbreti Karl dhe Mbretëresha Kamila përshëndetën turmat me njerez. Edhe pse gjithçka duket se ka ecur mirë, Daily Mail na futi në kaosin që po ndodhte në prapaskenë. Siç zbulon gazeta britanike, është dashur të ndërtohen dysheme të përafërta për të lejuar anëtarët e familjes mbretërore britanike të arrijnë në ballkon, pasi dihet se në Pallatin Buckingham po kryhen punime rinovimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Royal Family (@theroyalfamily)

Ishte vendimi i të ndjerës Elizabeth për të filluar rinovimin e madh të pallatit në vitin 2017, një projekt që do të kushtojë gjithsej 369,000 £. Një projekt kaq i madh nuk mund të përfundonte menjëherë deri në vitet e ardhshme. Ndoshta për këtë arsye, Mbreti Karl dhe Mbretëresha Kamila nuk janë zhvendosur ende në Pallatin Buckingham.

Për 20 vitet e fundit ata kanë jetuar në Clarence House, të cilën Karli e trashëgoi nga gjyshja e tij, në vitin 2002, kur ajo ndërroi jetë. Më pas ai kishte rinovuar shumë nga dhomat e Clarence House, por disa të tjera ku jetonte gjyshja e tij e dashur, ai i mbajti të paprekura për të mbajtur gjallë kujtimin e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!