Donald Rapo ka zyrtarizuar largimin nga Laçi mbrëmjen e 31 dhjetorit dhe pritet që së shpejti të transferohet në ekip tjetër. Këtë sezon mesfushorit i munguan hapësirat te kurbinasit dhe propozimet e marra e kanë shtyrë të bisedojë me drejtuesit e Laçit dhe të zgjidhë kontratën.
Rapo, i cili gjatë periudhës së ndalimit të kampionatit në pandemi tërhoqi vëmendjen me videot e shumta në “Tik Tok”, ka të paktën dy ofertë. Në Kosovë Drenica e kërkon në skuadër mesfushorin.
Bledar Devolli e ka në planet e tij mesfushorin, i cili luan edhe si mbrojtës i majtë. Klubi tjetër që e do është Skënderbeu, sikurse bëjnë me dije burime të abcnews.al.
Julian Ahmataj e njeh mirë Rapon, pasi e ka pasur nën urdhra te Luftëtari dhe ai ishte një nga pikat e forta që ndihmoi bluzinjtë të kishin një ecuri të mirë. Mesfushori do të duhet të vendosë shpejt, pasi Superiorja rikthehet që në datën 9 janar. /abcnews.al