Mbreti i Spanjës Felipe VI i ka dhënë kryeministrit në detyrë Pedro Sanchez mundësinë për të formuar një qeveri të re, pasi rivali i tij Alberto Nunes Feijo nuk arriti të sigurojë shumicën në parlament.
Socialistët e Sanchez fituan më pak vota se konservatorët e Feih në zgjedhjet parlamentare të 23 korrikut, por Sanchez pretendon se mund të grumbullojë mjaftueshëm vota në parlament për kandidaturën e tij.
Në mënyrë që të formohet një qeveri e re, Sanchez duhet të arrijë një marrëveshje me përfaqësuesit e partive separatiste katalanase.
/abcnews.al