“Mbreti i ri” dhe “Më i mirë se Griezmann”: Manaj çmend mediet dhe tifozët katalanas

schedule12:40 - 22 Korrik, 2021

schedule 12:40 - 22 Korrik, 2021

Barcelona vazhdon përgatitjet për sezonin e ri. Dje u zhvillua ndeshja e parë miqësore ndaj Gimnastic, të cilën djemtë e Roland Koeman e fituan 4-0.

Më i miri në fushë ishte Rey Manaj, autori i tre golave të skuadrës katanalase. Elozhe të shumta ka marrë sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Manaj u shfaq në formë shumë të mirë, ishte i karikuar në maksimum për të shfrytëzuar shansin e tij dhe ia doli të realizojë një trigolësh fantastik.

Në rrjetet sociale ka marrë shumë vlerësime, teksa shumë tifozë të Barcelonës nuk janë kursyer, duke e cilësuar lushnjarin më të mirë se Griezmann.

Ndërkohë, e përditshmja El Mundo Deportivo është hapur me 24-vjeçarin shqiptar. “O’Rey Manaj”, lexohet në ballinën e gazetës katalanase.

“Mbreti Manaj” ndryshe, një gjetje e veçantë që lidhet edhe me emrin e sulmuesit të kombëtares kuqezi. E njëjta gjë edhe tek AS (“Mbreti” ishte Manaj)

Diario Ole shkruante në faqen kryesore: “Golat e Barcelonës pa Mesin, por me një ‘mbret’ të ri”. Vlerësime edhe nga Marca, në rreshtat e së cilës lexohet: “Shënoi duke treguar saktësi dhe teknikë të madhe. Ishte diagonal dhe me shpatulla nga porta, bëri një gjysmë kthese dhe lëshoi një goditje të fortë me të djathtën duke çuar topin ngjitur me shtyllën.

Një tjetër lojtar i akademisë që shfrytëzoi mundësinë që iu dha. Sulmuesi shqiptar regjistroi një trigolësh”. Moment fantastik për Manajn, të cilin shpresojmë ta shohim edhe sezonin e ardhshëm pjesë të ekipit të parë të Barcelonës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!