Mbreti i drogës në Kolumbi ekstradohet në SHBA

schedule16:44 - 5 Maj, 2022

schedule 16:44 - 5 Maj, 2022

Dairo Antonio Usuga, i konsideruar si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës në Kolumbi, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi u konfirmua nga presidenti kolumbian, Ivan Duque. 50 vjeçari i njohur dhe si “Otoniel”, ishte personi më i kërkuar në Kolumbi deri në arrestimin e tij në tetor të një viti më parë në veri perëndim të vendit pas një operacioni të madh ushtarak.

Sipas autoriteteve kolumbiane, i ashtuquajturi “Klani i Gjirit” i drejtuar nga Otoniel, trafikonte deri në 200 ton kokainë në vit, si dhe është përgjegjës për vrasjen e dhjetëra agjentësh policie.

Usuga ka qenë militant i ekstremit të majtë si dhe një ish ushtarak para se bëhej kreu i një organizate prej 1600 personash të cilët merreshin me trafikun e drogës. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai do të përballet me akuza të ndryshme: përveç trafikut të drogës dhe për armëmbajtje pa leje. Presidenti kolumbian i bëri apel të gjithë anëtarëve të klanit që të vetëdorëzohen në të kundërt do të kenë fatin e liderit të tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!