Mbreti Felipe i Spanjës flet për Katalonjën

schedule22:44 - 20 Tetor, 2017

schedule 22:44 - 20 Tetor, 2017

Mbreti Felipe I Gjashtë I Spanjës e konsideron të papranueshme tentativën e zyrtarëve të Katalonjës për të shpallur pavarësinë. Ai shprehu besimin e plotë se qeveria e Madridit do të zgjidhë këtë çështje në mënyrë ligjore duke respektuar kushtetutën.
Mbreti Felipe I Gjashtë I Spanjës ka komentuar situatën politike shumë të tensionuar në vend. “Tentativa për ndarje nga Katalonja është e papranueshme. Katalonja është dhe do të jetë një pjesë e rëndësishme e Spanjës”, u shpreh monarku nga qyteti Oviedo. Ndërsa më tej shton: “Spanja do t’I bëjë ballë tentativës së papranueshme për ndarjen e një pjese të territorit kombëtar dhe këtë do ta zgjidhë me institucionet e saj legjitime dhe demokratike duke respektuar kushtetutën dhe vlerat themelore të demokracisë parlamentare”.
Edhe më herët Mbreti Felipe I Gjashtë ishte shprehur kundër nismës për pavarësi të Katalonjës. “Ne nuk duam të heqim dorë nga ajo që kemi ndërtuar sëbashku”, u shpreh ai në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve “Princesha e Asturias”, që u mbajt në teatrin “Kampoamor” në Oviedo. Në këtë event ishin të pranishëm kryeministri Mariano Rahoi dhe disa përfaqësues të Bashkimit Europian.
Në fjalimin e tij, të karakterizuar nga emocione të mëdha, Mbreti Felipe I Gjashtë nënvizoi progresin e një Spanje që ka kaluar “gabimet e të kaluarës”. Gjithashtu ai I bëri thirrje qytetarëve në rajonin e Katalonjës që të mbështesin Spanjën e bashkuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!