Kungimi i Shenjtë, ose marrja e bukës dhe verës së shenjtëruar, është një akt adhurimi i krishterimit, “akti përfundimtar i kujtimit të Jezusit”, siç thotë Kisha e Anglisë në liturgjinë e saj zyrtare.
Mbreti pranon dhuratat e bukës dhe verës ndërsa ato çohen në Altarin e Lartë përpara se Kryepeshkopi i Canterbury-t të thotë dy lutjet: Lutja mbi Dhuratat dhe Lutja Eukaristike.
E para prej tyre u përdor në kurorëzimin e Mbretëreshës Elizabeth II dhe u gjet në Liber Regalis (Libri i Mbretit), një nga burimet më të vjetra dhe më të rëndësishme për shërbimin e kurorëzimit. E dyta është marr nga shumë burime të ndryshme.
Fillimi i Lutjes Eukaristike i bën jehonë fjalëve të përdorura në kurorëzimin e Mbretëreshës në vitin 1953 dhe shton fjalë nga Bibla. Pjesa qendrore e lutjes bazohet në fjalët e Jezusit kur ai u shërbeu bukë dhe verë dishepujve të tij në Darkën e Fundit para se të vdiste, sipas liturgjisë.
Më pas, këndohet Sanctus. Teksti daton nga shekulli i pestë dhe ndoshta edhe më herët. Është vënë në muzikë është një komision i ri për këtë shërbim nga kompozitorja britanike Roxanna Panufnik.
Vazhdon Lutja Eukaristike dhe më pas lutja e Zotit. Mbreti dhe Mbretëresha marrin Kungimin e Shenjtë ndërsa kori këndon Agnus Dei, një tjetër tekst tradicional për meshën, i vendosur në muzikë të re nga Tarik O’Regan./abcnews.al