Mbreti Charles shfaqet i veshur me rrobat e babait të tij dhe emocionoi të gjithë me gjestin

schedule13:37 - 4 Prill, 2023

schedule 13:37 - 4 Prill, 2023

Mbreti Charles donte të nderonte kujtimin e babait të tij, Princit Philip, në daljen e tij të fundit me Camillën.

Ai kur shkoi në Gloucestershire veshi një pallto që i përkiste babait të tij. Princi Philip vdiq në moshën 99-vjeçare në Kështjellën Windsor më 9 prill 2021 dhe funerali i tij u bë tetë ditë më vonë.

Në atë kohë, Charles i bëri një nderim emocionues babait të tij, duke theksuar arritjet e tij dhe “shërbimin e jashtëzakonshëm”.

“Dëshiroja të them veçanërisht se babai im gjatë 70 viteve të fundit i ka dhënë shërbimin më të shquar dhe të përkushtuar Mbretëreshës, familjes sime dhe vendit, por edhe të gjithë Komonuelthit. Siç mund ta imagjinoni, më mungon shumë babai im”, u shpreh Mbreti Charls.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!