“Mbreti Armando!”, Erion Braçe nuk përmbahet aspak kundër FSHF-së

schedule16:27 - 23 Nëntor, 2019

schedule 16:27 - 23 Nëntor, 2019

Zv. Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, vazhdon të bëjë polemika dhe të ketë përplasje në distancë me Federatën Shqiptare të Futbollit, si dhe me presidentin e saj, Armando Duka. Në faqen e tij zyrtare në Instagram, politikani i njohur shkroi:

MBRETI ARMANDO!

Muaji nëntor, ekipet kombëtare qe administrohen nga Presidenti i FSHF, patën ketë bilanc sportiv:

Luajtur 11 NDESHJE

Rezultatet – 9 HUMBJE, 2 BARAZIME, 0 FITORE,
6 GOLA TE SHENUAR DHE 30 GOLA TE PESUAR!

Mbreti Armando është spektakolar, për te s’ka rendësi humbja por, golat lart, pra spektakli! Ky është katalogu i frikshëm me numra i spektaklit me gola lart!

Sinqerisht, pas 7 ditësh shfaqje televizive-nisi ne 15, e fundit ka qene dje, ku mburret për vete e me sulmon mua, pret qe “ta shaj nga robt”, jo siç tifozët shajnë atë por siç ai shan tifozët!

Nuk e bej! Kam pafund respekt per njerëzit e tij, nderkohe qe ky thjesht me ben te qesh!

Shihini rezultatet e ekipeve kombetare ne vetem 17 dite!

A MUND TE MBURRET NEPER TV NJE PRESIDENT I TILLE?! Po!

Sa here qe ka bythelepires perpara, te cilet, kurre nuk flasin me te per futbollin, cilesine e rezultatet e tij, por flasin per parate!

Dhe ai tregetar eshte, per para e me para ju pergjigjet, madje i poshterron!

Po futbolli ku eshte? Mbreti Armando s’flet dot per futbollin e tij, s’ka rezultate.

Kjo eshte arsyeja qe del te thote se stadiumin Qemal Stafa e beri ai, te mbledhe merita prej tij, madje e ben aq shemtuar sa nuk i njeh asnje te tille kompanise investitore e ndertuese, punetoreve ne veper, arkitektit e grupit te inxhiniereve rreth tij, qeverise qe ishte ne thelb te projektit, FSHZH per projektin para e rreth stadiumit, bashkise Tirane per parkingun nen te etj.

Imagjinoni, eshte tamam ky qe kur nisi projekti, u sulmua e u baltos per tja treguar te paditurve qe nuk ishte nje projekt zhvillimi por grabitjeje, u fsheh, u zhduk, su pa kund, nuk foli asnjehere.

Ta shpif deri ne neveri, genjeshtra e tij se qeveria-jo une, qeveria, nuk ka dhene nje qindarke per futbollin! 2.2 miliard leke te rinj per Elbasanin, Shkodren e tani Kukesin ka dhene qeveria (jane dhe disa qindra milione paguar nga ne per palo stadiumin e Korces, lene pa paguar). I kemi dhene ekonomi, jo stadiume. Tani dua te qesh!

Dy te fundit prej tij:

1 – S’ka rendesi cilesia e futbollit, por e njerezve qe vijne ne stadium!

2 – Une ndikoj, por nje ekip i mire te mund me gjithe arbiter!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!