Mbretëria e Bashkuar vendos më shumë sanksione për bizneset dhe individët rusë

schedule12:41 - 13 Prill, 2022

schedule 12:41 - 13 Prill, 2022

206 individë dhe biznese të tjera ruse janë shtuar në listën e sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, sipas një deklaratë  të ministrisë së jashtme, shkruan skynews.

Pjesë e sanksioneve britanike është Viktor Medvedchuk, i cili është kapur nga forcat ukrainase, si dhe manjati rus i naftës dhe kreu i LUKOIL, Vagit Alekperov. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka  sanksionuar 78 “separatistë rusë” në rajonet e Ukrainës lindore.

Në një deklaratë ditën e djeshme, kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria e tij ka sanksionuar mbi 1,000 individë rusë dhe entitete dhe sipas tij, këto janë sanksionet më të ashpra të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mesazhi për Putinin është: Ukraina nuk është vetëm. Ne do të qëndrojmë pranë banorëve të Kievit, Mariupolit, Lvivit dhe Donjeckut”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!