Mbretëria e Bashkuar vendos 14 ditë karantinë për qytetarët që hyjnë nga Franca

schedule10:00 - 14 Gusht, 2020

schedule 10:00 - 14 Gusht, 2020

Nga e shtuna qytetarët që futen në Mbretërinë Bashkuar nga Franca dhe Holanda do të duhet të karantinohen për 14 ditë.

Sekretari i Transportit Grant Shapps gjithashtu theksoi se masa është e detyrueshme për të shmangur përhapjen e rasteve me COVID-19.

Ndërkohë Franca ka paralajmëruar se ky vendim i marrë nga Anglia do të jetë reciprok. Sekretari për Çështjet Evropiane në Francë Clement Beaune është shprehur i keqardhur për këtë vendim.

Sakaq më shumë se 150,000 turistë në Mbretërinë e Bashkuar mendohet se aktualisht  janë në Francë, dhe afati i vendosur pritet të çojë në mijëra njerëz që nisen drejt porteve apo aeroporteve për të shmangur karantinën.

Po ashtu sekretari i Transportit Grant Shapps the se kjo masë  do të vlejë edhe për njerëzit që vijnë nga Monaco. Maltë, Turqi, Caicos dhe Aruba.

/abcnews.al/