Mbretëria e Bashkuar: Referendumet janë një “lëvizje dëshpëruese” e Putinit

schedule13:57 - 27 Shtator, 2022

schedule 13:57 - 27 Shtator, 2022

James Cleverly (Sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar) ka dënuar edhe një herë referendumet për bashkimin me Federatën Ruse të Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Vladimir Putin ka paralajmëruar se sapo të ndodhë diçka e tillë, Moska do të mbrojë territorin e saj me “të gjitha mjetet në dispozicion”, përfshirë armët bërthamore, duke rritur frikën për një përshkallëzim të mprehtë të konfliktit 7-mujor.

/abcnews.al