Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme në 12 dhjetor. Ky vendim erdhi pasi deputetët votuan për të mbështetur zhvillimin e ketyre zgjedhjeve pas disa muajve të bllokimit mbi Brexit.
Me një diferencë prej 438 votash deri në 20, Commons miratoi legjislacionin duke i hapur rrugën zgjedhjeve të dhjetorit të cilat janë të parat e këtij lloji që nga viti 1923.
Projektligji duhet të miratohet nga Lordët por mund të bëhet ligj deri në fund të javës. Nëse kjo ndodh, do të ketë një fushatë pesë-javore deri në ditën e votimit.
Kryeministri Boris Johnson ka thënë se publikut duhet t’i jepet “një zgjedhje” mbi të ardhmen e Brexit dhe vendit.
Johnson shpreson se zgjedhjet do t’i japin atij një mandat të ri për marrëveshjen e tij në Brexit dhe do të thyejnë bllokimin e deritanishëm parlamentar, gjë që ka vonuar daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
Ai pritet t’i drejtohet së shpejti deputetëve konservatorë./abcnews.al