Mbretëria e Bashkuar: NATO duhet të merret seriozisht me shpenzimet e mbrojtjes

schedule13:06 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 13:06 - 4 Dhjetor, 2024

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të “merren seriozisht” në lidhje me objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes përpara kthimit të afërt të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të rrisim shpenzimet e mbrojtjes, veçanërisht për aleatët e NATO-s,” tha David Lammy në një takim të ministrave të jashtëm të aleancës.

“Në Mbretërinë e Bashkuar, ne jemi në 2.3%, duke shkuar në 2.5% sapo të arrijmë atje, dhe ne u bëjmë thirrje të gjithë aleatëve në familjen e NATO-s që të merren seriozisht me shpenzimet e mbrojtjes. E gjithë popullata jonë kërkon që ne të kuptojmë sfidat e jashtëzakonshme të sigurisë me të cilat po përballemi në këtë kohë, koha për të vepruar është tani.”, shtoi ai.

Trump, në mandatin e tij të fundit si president, vazhdimisht kritikoi anëtarët e aleancës se nuk “tërheqin peshën e tyre” kur bëhej fjalë për shpenzimet e mbrojtjes dhe vendeve të NATO-s u është kërkuar të mbledhin më shumë fonde në përgjigje të rizgjedhjes së tij./abcnews.al