Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është shtuar në listën e sanksioneve në Mbretërinë e Bashkuar
Oligarku rus, i cili ka qenë në Britaninë e Madhe për dy dekada, është shtuar në listën e ngrirjes së aseteve.
Ai përballet me një ndalim të transaksioneve me individë dhe biznese në Mbretërinë e Bashkuar, një ndalim udhëtimi dhe sanksione transporti. Kjo do të thotë se ai nuk do të mundet të shesë klubin anglez.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka thënë se nuk mund të ketë “strehime të sigurta për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit ndaj Ukrainës”.
LEXO EDHE Anglia sanksionon Abramovichin, pasojat e klubit të Chelsea janë të mëdha
Abramovich, oligarku rus më i njohur i Britanisë, mori drejtimin e klubit të futbollit Chelsea në 2003 dhe tha se do ta shesë klubin dhe të ardhurat neto do t’i shkojnë familjeve të viktimave në Ukrainë./ h.ll/abcnews.al