Festivali më i madh i dimrit në botë tani është hapur në Kinë në mes të pandemisë së koronavirusit. “Mbretëria e Akullit dhe Borës” një park i ndërtuar vetëm me akull u ndriçua nga dritat neon në Harbin. Si atraksioni kryesor turistik i Harbin, njihet ndryshe dhe si ‘Qyteti i Akullit’ i Kinës, që zakonisht tërheq qindra miliona vizitorë në vit.
Por këtë vit, numri i vizitorëve ka rënë dhe organizatorët thanë se duhej të anulonin ceremoninë e hapjes së festivalit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Parku gjithashtu anuloi eventin e natës së vitit të ri, që kishte shfaqje të dritave, muzikë dhe rreth 10 mijë argëtues.

Vizitorëve këtë vit iu kërkohet të tregojnë një ‘kod shëndetësor’ në një aplikacion për gjurmimin e kontakteve dhe të matin temperaturën. /abcnews.al




