Mbretëresha shijon një martini ndërsa Philip vë yllin në krye të pemës

schedule13:37 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 13:37 - 9 Dhjetor, 2019

Mbretëresha po përgatitet për festat në Sandringham.

Por para se të shkojë në Norfolk, ajo ka për detyrë të aprovojë të gjitha dekorimet mbretërore në të gjitha rezidencat mbretërore ashtu siç i do zakoni.

Dokumentari i Channel 5, ‘Brenda Sandringham: ‘Pushime me Mbretëreshën’, ka zbuluar se si 93-vjeçarja mbikëqyr përgatitjet festive.

Komentatori mbretëror Dickie tha se pemët e Krishtëlindjes duken njësoj si gjithë të tjerat dhe nuk ka ndonjë gjë të veçantë që njërëzit presin kaq shumë të shohin nga pallati mbretëror.

Ai deklaroi për dokumentarin Channel 5 se: ” Çdo gjë është zbukuruar në të njëjtën mënyrë si të gjithë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dekorojnë pemën e tyre.

Dhe mesa duket punët tashmë janë ndarë në pallatin mbretëror.

Tanimë që festat po afrojnë, pema në Sandringham do të vërë dekoratat, nga të cilat Princi Philip do të vendosë një yll të artë në krye të pemës.

Princi Philip nuk konsumon alkol, ai mund të konsumojë ndonjëhere Ale(një birrë e fermentuar me shije frutash) kështu detyra e tij këtë vit ishte vetëm të vendoste yllin e artë në krye të pemes, e të shikonte mbretëreshën e tij teksa shijonte një martini.

Epo le të fillojnë festimet në pallatin mbretëror!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!