Dukesha e Sussex-it Meghan Markle nuk po udhëton për në Balmoral me Dukën e Sussex-it. Sipas burimeve të SkyNews, Harry po udhëton vetëm. Shumë anëtarë të familjes mbretërore kanë nxituar në kështjellën skoceze, pasi dolën lajme se mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”.
Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, gjithashtu nuk po udhëton për në Aberdeenshire, pasi po kujdeset për tre fëmijët e saj në Windsor. Meghan do të qëndrojë në Londër, por nuk do të marrë pjesë në çmimet WellChild. Dukesha mund t’i bashkohet Harry-t në Skoci në një datë të mëvonshme./abcnews.al