Mbretëresha Elizabeth urren ushqimin e preferuar të Megan Markle

schedule14:36 - 5 Nëntor, 2021

schedule 14:36 - 5 Nëntor, 2021

Ajo mund të jetë Hirushja e fundit moderne, por e vërteta është se Megan Markle i është dashur të heqë dorë nga shumë gjëra për t’u martuar me njeriun e zemrës si për shembull: prania e saj në rrjetet sociale, karriera e saj, madje dhe ushqimi i saj i preferuar  që janë spagetit me salcë të kuqe!

Fatkeqësisht, siç ka zbuluar ish-kuzhinieri mbretëror Darren McGrady, makaronat dhe ushqimet me niseshte në përgjithësi, si patatet, janë të ndaluara në pallat.

Duke qenë se mbretëresha e miraton çdo herë menunë dhe i urren spageti-të, pasi dëshiron të ndjekë një dietë shumë të shëndetshme, askush nuk i shijon më. Të paktën jo në pallat. Dukesha e Sussex-it, megjithatë, mund të kënaqet me ushqimin e saj të preferuar kur udhëton. “Nuk humbas asnjë mundësi për të provuar makarona të shkëlqyera”, kishte thënë ajo në një intervistë të mëparshme.

“Çdo vit kthehem nga pushimet me barkun e fryrë nga ushqimi. Dashuria e saj për spagetin, siç e kuptoni, është mjaft e fortë dhe zgjat disa vite. Pra, dyshojmë nëse ajo do të jetë në gjendje t’i eliminojë plotësisht ato nga dieta e saj.l.k/abcnews.al