Mbretëresha është fotografuar në Kështjellën e Windsor – hera e parë që ajo është parë jashtë që nga fillimi i pandemisë, shkruan BBC.
Monarkja 94-vjeçare u fotografua në një poni të quajtur Balmoral Fern gjatë fundjavës.
Ajo rregullisht shëtit në Windsor, për të cilën thuhet se është rezidenca e saj e preferuar mbretërore.
Mbretëresha ishte izoluar me burrin e saj, Dukën e Edinburgut, 98 vjeç dhe një numër të vogël të stafit.
Fotografia e fundit publike e Mbretëreshës ka qënë me 19 mars kur ajo u largua nga Pallati Buckingham./abcnews.al