Mbretëresha Elizabete mund të përshëndesë me një dorë mekanike

schedule22:33 - 29 Shtator, 2018

schedule 22:33 - 29 Shtator, 2018

Mediat britanike shkruajnë se Mbretëresha Elizabetë mund të përdorë një dorë mekanike për të përshëndetur popullin e saj gjatë takimeve publike. Dora i është dhuruar nga një grup studentësh australianë.

Një dorë mekanike e pajisur me një dorashkë mëndafshi që mund të zëvendësojë dorën e vërtetë të Mbretëreshës Elizabetë. Prej më shumë se 66 vjetësh krahu i saj mbretëror përshëndet pa pushim në çdo takim publik, britanikët në çdo zonë të vendit. Por mbretëresha e cila është më shumë se 90 vjeç edhe pse në formë të mirë, mund të lodhet nga kjo traditë. Dhe në këtë pikë hyn në skenë pikërisht krahu mekanik. Lajmi është publikuar së pari nga britaniket Mirror dhe San, që citojnë dëshminë e princesësh Anna, vajzën e vetme të Mbretëreshës. Deklarat e saj përfshihet në librin e ri të biografit Robert Hardman, me titull “Mbretëresha e Botës”.

Princesha tregon se ky krah mekanik i është dhuruar mbretëreshës elizabetë nga një grup studentësh australianë më shumë në formë shakaje, dhe mbretëresha nuk ka qenë shumë entuziaste për këtë ide Autori i librit Hardman, përjshaton çdo mundësi që të jetë përdorur një dorë mekanike në publik, duke thënë se mund të jetë vetëm një shaka e anëtarëve të familjes mbretërore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!