Mbretëresha e Spanjës tërheq vëmendje me detajin e veçantë në “look”

schedule09:45 - 1 Nëntor, 2022

schedule 09:45 - 1 Nëntor, 2022

Mbretëresha e Spanjës, Letizia, është mësuar me paraqitjet brilante dhe veshjet mbresëlënëse.

Të premten, monarkia spanjolle pati një moment si ‘Audrey Hepburn’ teksa zgjodhi një fustan të veçantë për të marrë pjesë në çmimet Princess of Asturias 2022. 50-vjeçarja njihet për veshjet gjithmonë rinore, diçka që nuk e lejon saktësisht protokolli mbretërore.

Fustani special i Mbretëreshës Letizia

Për këtë event, Mbretëresha Letizia kishte veshur fustanin e Carolina Herrera-s ‘Embellished Chiffon-Panelled Midi ‘, i cili kishte një dizajn të veçantë. Fustani, nga qafa deri në lartësinë e gjoksit, është i qëndisur me gurë të bardhë në një pëlhurë të bardhë duke dhënë ndjesinë se është një bolero elegante. Nga gjoksi deri te kyçi i këmbës fustani është një fustan i thjeshtë i zi pa rripa, me një këmbë të çarë poshtë.

Mbretëresha Letizia e bashkoi fustanin me një palë taka të ulëta nga Isabela Abdo dhe një çantë të thjeshtë të zezë.

Flokët i kishte tërhequr në një topuz të lirshëm dhe të ulët, ndërsa grimi i saj ishte si zakonisht me sy intensiv.

Megjithatë, ato që tërhoqën më shumë vëmendjen ishin vathët e Mbretëreshës Letizia, të cilët ishin diamante të vegjël të bashkuar. Vlen të theksohet se vathët e veçantë janë dhuratë nga sheiku i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, për monarken e Spanjës, Letizia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!