Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbretëresha britanike merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

schedule07:53 - 1 Prill, 2021

schedule 07:53 - 1 Prill, 2021

Mbretëresha britanike ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit. Monarkja bëri daljen e parë publike pas 5 muajsh teksa vizitoi Memorialin e Forcave Ajrore të Komonuelthit në Runnymede, Surrey, për të shënuar 100 vjetorin e Forcës Ajrore Mbretërore Australiane.

Ndërsa Pallati Buckingham nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht se monarkja ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit, një person i brendshëm është shprehur “është e qartë” që ajo është vaksinuar. Mbretëresha dhe Filipi morën dozat e para në 9 Janar.

Mbretëresha ishte në humor të mirë ndërsa mbërriti në Memorialin e Forcave Ajrore CWGC në Runnymede, Surrey

“Duke qenë se Mbretëresha ka vendosur të bëjë një paraqitje publike 12 javë pas njoftimit për marrjen e vaksinës së saj të parë është e qartë që ajo tashmë ka marrë të dytën. Ndihmeësit nuk do të donin ta vinin në rrezik.”, ka thënë burimi. /abcnews.al

Majori i kuajve të Mbretëreshës Tom White vendosi një kurorë në emër të saj për nder të avionëve dhe grave të rënë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!