“Mbrëmje shumë negative”, Pioli i zhgënjyer pas humbjes ndaj Dortmund: Ua bëmë fitoren më të lehtë

schedule11:36 - 29 Nëntor, 2023

schedule 11:36 - 29 Nëntor, 2023

“Kuqezintjë” e Milan u turpëruan sërsh në këtë sezon të UEFA Champions League, me “Djajtë” që u mundën me rezultatin e thellë me 1 3, nga “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, me këta të fundit, që kapën të parë kualifikimin, në “grupin e ferrat”, ku së bashku me këto dy ekpie janë edhe “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain e “gjigantëve” anglezë të Neëcastle.

Pas ndeshjes tepër zhgënjyese, disa fjalë për mediat i tha edhe teknikut, Stefano Pioli, i cili për mediat përveç se e titulloi mbrëmjen e djeshme, si një mbrëmje shuëm negative u shpeh foli edhe për pengesën e madhe për sfidat e radhës, që i vjen nga mungesat.

“Ishte një mbrëmje shumë negative. Zhvilluam një ndeshje të mirë deri kur rezultati shkoi 1-2. Përveç episodeve, ndeshjen e kontrolluam ne deri në minutën e 60’, por duhen shfrytëzuar rastet e krijuara. Ata janë të pamërshirshëm në kundërsulme, ne ua bëmë më të lehtë. Pas golit të dytë të tyre vuajtëm shumë, e patëm të vështirë të reagonim.

Dëmtimet? Jam i shqetësuar, pasi kemi pësuar shumë dëmtime në repartin e mbrojtjes. Ndikojnë edhe ndeshjet e shumta. Ndodhemi në një moment delikat. Kualifikimi nuk varet nga ne, por do të ikim në Angli për të zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Neëcastle.

Tifozët? Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura, nuk mendoj se tifozët kanë nevojë për fjalët e mia… Kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer, duhet të bëjmë më mirë”,- u shpreh tekniku italian menjëherë pas humbjes ndaj Dortmund. /i.m /abcnews.al