Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrëmje rekordesh në NBA/ Lebron dhe i biri, i pari asist e kosh brenda familjes në histori

schedule15:32 - 28 Mars, 2026

schedule 15:32 - 28 Mars, 2026

Do të mbahet mend edhe kjo natë.

Basketbolli amerikan pati një mbrëmje për histori, ndërsa u vendosën dy rekorde dhe u barazuan dy të tjerë.

Le ta nisim me atë që është më e veçanta.



Lebron Xhejms dhe djali I tij, Broni, u bënë të parët në histori që krijojnë një kosh brenda familjes, si baba e bir.

“Mbreti I basketbollit” shërbeu pasimin, ndërsa Broni shënoi në sfidën që Lejkërsat e fituan ndaj Bruklin Netsave në Kaliforni.

Një tjetër rekord për Lebronin.

Në të njëjtën ndeshje në LA, që përfundoi 116-99 për vendasit, nuk mund të mos shkëlqente Luka Doncic.

Edhe pse ka fanelën e njërës prej skuadrave më të famshme dhe rekordmene të titujve në NBA, sërish ylli nga Sllovenia bëri diçka të veçantë.

Ai shënoi 41 pikë, kapi 8 topa në tabela, shërbeu 3 asistë dhe bëri 3 vjedhje topi.

Me këto statistika, Doncic u bë I pari lojtar në historinë e Lejkërsave me të paktën 2000 pikë, 500 asistë dhe 100 vjedhje topi, dhe po flasim për një ekip ku kanë luajtur Mexhik Xhonson, Karim Abdul Xhabar, Kobi Brajant, Shakill O’Nill dhe tani Lebron Xhejms.

Slloveni po ashtu ka 12 ndeshje radhazi me 30 pikë të paktën, I pari për Liqenasit që kur ia doli Brajant në sezonin 2002-203.

Kulme edhe nga yjet Nikola Jokiç dhe Xhamal Marrej.

Kapiteni I Denverit u bë I pari lojtar në NBA në gati 50 vjet që në një ndeshje arrin të paktën 30 pikë, 15 topa në tabela e 10 asistë, me saktësi mbi 80 për qind nga gjuajtjet nga loja.

Jokic u bashkua me legjendën Uilt Çembërlen si të vetmit lojtarë në histori që ia arrijnë më shumë se një herë të kenë të paktën 30 pikë, 15 topa në tabela e 10 asistë me saktësi të paktën 75 për qind nga loja.

Jokiç e Marrej u bënë e vetmja dyshe në një ndeshje të NBA-së me të paktën 30 pikë e 10 asistë secili.

Së fundmi, Marrej vendosi rekordin e Denverit me 222 koha tripikësh.

Skuadra nga Kolorado arriti një fitore të vështirë me përmbysje ndaj Juta Xhazit me shifrat 135-129 dhe me përmbysje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!