Mbrëmje rekordesh në NBA/ Cleveland mbeten të pamposhtur, fitorja e 15 radhazi në këtë sezon

schedule16:36 - 18 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 18 Nëntor, 2024

Spektakli është gjithmonë I garantuar, por mbrëmha e fundit në NBA dhuroi edhe rekorde, një si skuadër dhe një individual.

E nisim me të parin, ku Klivlend thelloi strishën e saj pa humbje me triumfin e 15 në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon të basketbollit amerikan.

Cavaliers janë ekipi i vetëm pa humbje dhe me ecurinë më të mirë në historinë e tij.

Në ndeshjen e fundit, skuadra nga Ohajo kaloi edhe Sharlot me rezultatin 128-114.

Njeriu I suksesit për të zotët e shtëpisë ishte edhe një herë Darius Garland, që mbylli sfidën me dy shifra dopjo, 25 pikë dhe 12 asist për shokët e tij.

Me këtë ecuri, Klivend kryesojnë bindshëm Konferencën e Lindjes, ndërsa kujtojnë kohët e arta, me tifozët që ëndërrojnë titullin kampion pas nëntë vitesh mungesë. Cavaliers e kanë fituar atë për herë të fundit në sezonin 2015-2016, kur pjesë e tyre ishte Lebron James.

Një tjetër rekord, por këtë herë personal në mbrëmjes e fundit të NBA u vendos nga James Harden.

Ylli i Los Anxheles Klippers u ngjit në vendin e dytë të renditjes si shënuesi më i mirë për tripikë në historinë e basketbollit amerikan. “Mjekra” numëron 2974 tripikësha në karrirën e tij, duke kaluar një legjendë si Ray Allen. Gjithsesi, duket e pamundur që ai të vendosë një tjetër “primat”, pasi në krye të klasifikimit dhe I shkëputur me diferencë është “mjeshtri I goditjeve për tre” Stephen Curry.

Përveç rekordit personal, Harden ndihmoi Klipers në fitoren 116-105 kundër Jutah. Ai shënoi 20 pikë dhe 11 asist dhe kapi 6 topa në tabelë për të merituar edhe titullin si “MVP” i ndeshjes. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!