Mbrëmje për t’u harruar për snajperin Haaland, statistika të pabesueshme

schedule15:53 - 12 Mars, 2020

schedule 15:53 - 12 Mars, 2020

Mbrëmja e djeshme ishte për t’u harruar për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland. Norvegjezi nuk bëri pothuajse asgjë dhe ekipi i tij u eliminua nga Championsi nga francezët e PSG-së. Këtë fakt e konfirmojnë dhe statistikat, që konfirmojnë lojën e dobët që zhvilloi sulmuesi.

19-vjeçari gjatë gjithë takimit arriti ta prekte topin vetëm 23 herë. Nga këto vetëm 2 prekje i bëri në zonën e rreptësisë, shumë pak për një sulmues i cili kërkon të bëhët një nga më të mirët në botë.

Asnjë goditje në portë për Haaland dhe ishte hera e parë për të gjë nuk e gjente kuadratin në 30 takime që ka luajtur këtë sezon. Përveç këyre statistikave negative që vijnë nga “Opta”, Haaland u vu në lojë dhe nga kundërshtarët e tij.

Ishte braziliani Neymar ai që vendosi të festojë golin e parë në të njëjtën mënyrë siç feston dhe Erling. Më pas ishte Mbappe që postoi një video, ku shikohet i gjithë ekipi i PSG-së të bëjë të njëjtin veprim si Neymar. /abcnews.al