Mbrëmje në Serbi, Vuçiç çon Ramën në kullën e Beogradit

schedule21:07 - 3 Nëntor, 2021

schedule 21:07 - 3 Nëntor, 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmjen e sotme arriti në Beograd, teksa është pritur nga ministri i Jashtëm në aeroport, ndërsa presidenti Aleksandër Vuçiç ka shtruar një darkë për shefin e qeverisë shqiptare, zv/ kryeministrin e Maqedonisë dhe kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiç.

 

Përpara darkës liderët kanë bërë një ecje në kryeqytet më pas Vuçiç i ka njohur me kullën e Beogradit.

Lexo edhe: Rama i buzëqeshur në Beograd, Vuçiç e pret për darkë

Me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokpiqin, sonte po vizitoj Kullën e Beogradit. Më pas do të ketë një darkë pune ku do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës.

Mirë se vini në Beograd të dashur miq” shkruan presidenti serb në Instagram./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!