Në mbrëmjen e së hënës, në orën 20:30, direkt nga Theatre du Chatelet në Paris, do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të 67-të të Topit të Artë.
30 yje konkurrojnë për të fituar çmim më prestigjioz individual në futbollin ndërkombëtar. Dy favoritët e mëdhenj të edicionit janë Leo Messi, argjentinasi që tërhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit të Kupës së Botës dhe Erling Haaland, i cili fitoi tripletën me Manchester City.
Lista e plotë e finalistëve nga “France Football”:
Lionel Messi, Erling Haaland, André Onana, Josko Gvardiol, Karim Benzema, Jamal Musiala, Mohamed Salah, Jude Bellingham, Bukayo. Saka, Randal Kolo Muani, Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, Emiliano Martínez, Khvicha Kvaratskhelia, Rúben Dias, Nicolò Barella, Yassine Bounou, Martin Ødegaard, Julián Álvarez, Ilkay Gündogan, Vinítoroman Lajmine, Vinítoroman Grinornez wandowski , Kylian Mbappé, Kim Min-jae, Victor Osimhen, Luka Modric, Harry Kane.
Në të njëjtën mbrëmje jepen edhe Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa dhe Trofeu Yashin , përkatësisht të rezervuara për futbollistin më të mirë në botë, lojtarin më të mirë nën 21 vjeç dhe portierin më të mirë./ h.ll/abcnews.al