Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbrëmja e “Topit të Artë”/ Në orën 20:00 në Paris jepet trofeu i rëndësishëm i futbollit

schedule12:35 - 22 Shtator, 2025

schedule 12:35 - 22 Shtator, 2025

Numërimi mbrapsht ka nisur. Bota e futbollit do të njohë sot në mbrëmje fituesin e “Topit të Artë” në ceremoninë që do të zhvillohet në Paris, duke nisur nga ora 20:00.

Megjithëse në listën e zgjeruar të publikuar pak javë më parë nga “France Football” bëjnë pjesë të gjithë yjet e momentit, vetëm dy prej tyre shihen si si finalist për trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit.

Sipas të gjitha parashikimeve favorit është Ousmane Dembele.



Sulmuesi i rilindur te Paris SG, ishte protagonist absolut në sezonin e fundit, duke ndihmuar parizienët të fitojnë gjithçka të mundëshme, përfshirë edhe Champions League për herë të parë në histori.

Duke qëndruar në këto parashikime, Dembele ka një sfidë të fortë me Lamine Yamal, talentin e Barcelonës, pa asnjë diskutim njeriu I titullit të fundit kampion në La Liga.

Më pas qëndron Mohamed Salah, si golashënuesi më i mirë i sezonit të fundit në Premier League dhe kampion me Liverpool.

Një garë e fortë dyshe do të jetë ajo e trofeut “Kopa” për lojtarin më të mirë U21.

Lamine Yamal është pretendent edhe në këtë kategori, por ka rivalitetin e fortë të talentit të Paris SG, Desire Doue.

Sa I përket garës për “Trajnerin më të Mirë”, Luis Enrique i Paris SG duket se nuk ka rivalë mes kandidatëve të tjerë që janë Antonio Conte, Hansi Flick, Enzo Maresca dhe Arne Slot.

Të gjitha dyshimet do të zbulohen në ceremoninë e mbrëmjes së sotme, por vigjilja e saj nuk është aspak e qetë. Madje janë të gjitha gjasat që ajo të dështojë. Shkak është bërë moti I keq disa qindra kilometra më larg.

Ndeshja më e madhe e kampionatit francez mes Olimpik Marsejë dhe Paris SG duhej të luhej të dielën, por një stuhi e bëri të pamundur. Liga Franceze e futbollit vendosi që ajo të zhvillohet këtë mbrëmje në orën 20:45, çka do të thotë se shumë prej protagonistëve të Paris SG, përfshirë edhe fituesin e mundshëm Ousmane Dembele të mos kenë mundësi të tërheqin trofetë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!