Nga Dorina Kurtaj- Në çdo edicion të ndarjes së çmimeve Oscar ka pasur gjithnjë shumë për të thënë ende pa filluar. Këtë vit për herë të parë në 30 vjet ceremonia do të jetë pa prezantues, pasi asnjë emër nuk është konfirmuar zyrtarisht për mbrëmjen e 24 shkurtit. Lajmi u konfirmua pas disa javësh pasigurish si pasojë e faktit që komiku dhe aktori Kevin Hart u përfshi nga polemikat pasi publikoi një sërë mesazhesh homofobe. I vetmi precedent i një ceremonie Oscar pa prezantues zyrtar është ai i vitit 1989. Por të shohim prapa në kohë për ato që ndonjëherë kanë lënë më shumë gjurmë se çmimet e dhëna.
Që nga indigjenia që u ngjit në skenë në vend të Marlon Brando tek akuzat ndaj Nikson nga Vanessa Redgrejv, deri në shpërthimin e gëzueshëm të Roberto Beninji. Fjalimet e fituesve të statujës së çmuar shumë shpesh janë të mërzitshëm dhe përsëritës, por në më shumë se 90 vjet çmimesh Oscar, janë të shumtë ata që kanë mbetur në histori.
Në vitin 1971 aktori Xhorxh Skot ishte i pari që refuzoi një çmim Oscar, të fituar për filmin “Paton – gjenerali i hekurt”. Ai qëndroi në shtëpinë e tij për të ndjekur një ndeshje Hokej duke deklaruar se ceremoni të tilla janë vetëm dy orë ekzibixionizmi, dhe një simulim publik për nder të lksit. Skot shmangu në këtë mënyrë dhe një nga momentet më të shumëpritura, emocionuese por dhe të mërzitshme shpesh: atë të fjalimit pas marrjes së çmimit. Një moment që ëndërrohet nga të gjithë aktorët e Hollivudit dhe jo vetëm. Ashtu si pranoi dhe Kejt Uinslet në vitin 2009, me statujën në dorë për filmin “Lexuesi”: Do të gënjeja nëse do thoja se nuk jam përgatitur për këtë fjalim që kur isha vetëm tetë vjeç. Fiksohesha tek pasqyra e tualetit dhe statuja ishte një shishe shampoje, kurse kjo që mbaj në dorë tani nuk është një shishe shampo.”
Janë pak minutat në dispozicion të aktorëve, regjisorëve dhe skenaristëve për të hyrë në histori, me falenderimet e duhura, apo duke vazhduar betejat politike dhe në këtë skenë. Por ka dhe nga ata që nuk humbasin rastin për të shprehur atë që mendojnë për njëri tjetrin. Mes mijëra fjalimeve të bëra gjatë 90 viteve është dhe ai Roberto Beninjii, me frazën tashmë në kujtesë të Sofia Loren. Aktori Italian hipi nëpër karrige para një Stiven Spilberg që nuk e mbante dot të qeshurën. Duke shtrënguar në dorë statujën e tij për “Jeta është e bukur”, Beninji citoi në anglisht Danten, falenderoi ekipin, prindërit e tij për dhuratën më të madhe: varfërinë dhe më pas ia dedikoi fitoren bashkëshortes së tij Nikoleta Braski.
Ishte 29 mars 1993 kur akademia nderoi me çmimin e karrierës Federiko Felini në shenjë mirënjohjeje për cilësitë e tij kinematografike që kanë entuziazmuar dhe kënaqur publikun në të gjithë botën. Në skenë atë mbrëmje u ngjitën dy aktorët italianë më të famshëm, Marcelo Mastroianni e Sofia Loren, për ë prezantuar një filmim ku ishin montuar skenat më kult të shumë filamve të regjisorit nga Rimini, i cili u prit nga një duartrokitje e gjatë ndërsa të gjithëj ishin në këmbë. Fjalimi i Felinit ishte emocionues dhe u mbyll me një falenderim: «Nuk mund të përmend të gjithë, kështu që më lejoni të them vetëm një emër, atë të një aktoreje që është dhe bashkëshortja ime”. Telekamerat u përqendruan menjëherë tek Masina e cila ishte shumë e prekur. “Faleminderit e dashur Xhulietë dhe të lutem mjaft qave”, përfundoi regjisori i cili do të ndahej nga jeta vetëm tetë muaj më vonë në moshën 73 vjeçare.
Zbavitës dhe pse në atë kohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përqesh dhe u kritikua, fjalimi i një Selli Fild, shumë e re në moshë, pas marrjes së Oscar-it të saj të dytë në vitin 1985 me filmin “Stinët e zemrës”. Fjalimi i aktores është një shembull i atij që njihet si “Efekti Mandela”, më saktë kur memorja kolektive kujton në mnëyrë të gabuar një batutë filmi, një fjalë apo një moment që në fakt ka qenë ndryshe. Një numër i madhe personash gabimisht mendonin se Mandela kishte ndërruar jetë në burg në vitet ’80 dhe jo nga sëmundja në vitin 2013. Fraza e parodizuar në skeçet televizive dhe e cituar në film por dhe nga ish presidenti Bill Klinton ishte “Ju më pëlqeni mua, ju vërtet më pëlqeni mua”. Në të vërtetë Selli Fild tha: “Ju më pëlqeni mua, në këtë moment, ju më pëlqeni mua”.
Kur fjalimet e falenderimit janë të mërzitshme, për fat ndodhin gjëra të paparashikueshme që ngrenë moralin. Gjatë ndarjes së çmimit Oskar në vitin 1974, një person krejtësisht nudo kaloi nëpër skenë në momentin që Dejvid Niven po prezantonte. Si një aktor i mirë, dhe si një ish ushtarak, Niven u tregua shumë i shpejtë në reagim: “Nuk është bukur të mendosh se ndoshta e vetmja mënyrë për atë person që të marrë një buzëqeshje në jetën e tij, është të zhvishet dhe të tregojë atë që i mungon?”
Vitet e fundit fjalimet politike janë kthyer në një traditë për mbrëmjen e Oscar, me denoncimet për seksizëm në Hollivud, protestën e afroamerikanëve dhe deklaratat kundër homofobisë. Por paraardhës i atyre që, me të drejtë, shfrytëzojnë vëmendjen që i kushtohet akademisë për të protestuar kundër padrejtësive dhe dhunës, ishte në vitin 1973, Marlon Brando i cili, duke denoncuar trajtimin që I bëhet nga Holllivudi indianëve të amerikës, i delegoi Saken Littlefeather detyrën për të tërhequr çmimin Oscar e të fituar prej tij si aktori më i mirë në filmin “Kumbari”. Një gjest që pati shumë impakt për shkak të rëndësisë civile, por që më pas rezultoi një dështim. Disa ditë më pas u zbulua se Saken më shumë se një aktiviste indigjene, ishte një aktore kaliforniane.
Shumë i zjarrtë ishte në vitin 1978, fjalimi i Vanesa Redgrejv, fituese e çmimit Oscar në atë vit si aktorja më e mirë jo protagoniste për filmin “Xhulia”, ku kritikoi gjuetinë e shtrigave ndaj Nikson dhe Mekerthi. Më pas ajo u rreshtua në krah të manifestuesve pro Palestinës që protestonin jashtë sallës: “Duhet të jeni krenarë për faktin se në javët e fundit keni qëndruar të vendosur dhe nuk u frikësuat nga kërcënimet e një grupi të vogël zionistësh sjellja e të cilëve është një ofendim për të gjithë hebrenjtë në botë dhe luftës së tyre heroike kundër fashizmit dhe shtypjes. Ju përshëndes, ju falenderoj dhe ju premtoj se do të vazhdoj të luftoj kundër antizemitizmit dhe fashizmit.” Por skenaristi Pedi Caifeski që u ngjit në skenë pas saj reagoi ashpër: “Një falenderim i thjeshët do të kishte qenë më se i mjaftueshëm.”
Nëse rikthehemi në pikënisjen e kësaj ceremonie, duhet të kujtojmë se mbrëmja e parë ishte në vitin 1922.
Dhe në pritje të asaj që do të ndohë në ceremoninë e këtij viti ja disa nga situatat më të pazakonshme, rekordet dhe gjurmët historike që duhen ditur për mirënjohjen kinematografike më të dëshiruar në botë
Ceremonia e parë u mbajt në 16 maj 1929, por nuk ishte një eveniment publik. U organizua një darkë private ku morën pjesë 270 persona. Atë mbrëmje, Oscar për filmin më të mirë e mori një film që kishte dalë në ekrane para dy vitesh: Uings – i cili fliste për luftën e dytë botërore.
Transmetimi i parë televiziv me emrin nata e Oscar ndodhi në vitin 1953, ndërsa aktualisht mund të ndiqet në më shumë se 200 vende në të gjithë botën.
Statuja e famshme e cila u jepet fituesve të kategorive të ndryshme quhet: Akademia e Cmimeve të Meritës. Ajo është e larë në ar 24 karat, e gjatë 35 centimetra dhe ka një vlerë prej 295 dollarësh. Gjatë viteve të Lufëts së dytë botërore, në periudhën 1942 – 1945, statuja u realizua në allçi, nga frika se dikush mund ta grabiste apo ta shiste, ashtu si do të ndodhte shumë shpesh në vitet që do të vinin. Për këtë arsye Akademia ka ndaluar rishitjen e statujave. Ekziston një klauzolë sipas së cilës, para se të vendoset në ankand, i duhet dhënë mundësia organizatës për ta riblerë me një çmim simbolik prej një dollari.
Për sa i përket rekordeve, filmat që kanë fituar më shumë çmime Oscar janë “Titanik”, “Ben Hur” dhe “Zoti i unazave: Rikthimi i Mbretit “. të tre filmat kanë fituar 11 çmime. Për më tepër “Zoti i unazave: Rikthimi i Mbretit “. Ishte i vetmi që mori të gjitha çmimet ku ishte nominuar. Personi që ka fituar më shumë çmime Oscar në absolute në të gjithë karrierën e tij, ka qenë Uolt Diznej: I nominuar 64 herë ka fituar 26 herë.
Por dhe femrat kanë rekordet e tyre, për shembull aktorja që ka koleksionuar më shumë statura deri tani qështë Katerin Hepburn, me katër të tilla. Menjëherë pas saj janë Ingrid Bergman e Meril Strip: e nominuar 21 herë, ka fituar tre statuja për “Zonja e Hekurt” në 2011-ën, “Kramer kundër Kramer” – 1980 dhe “Zgjehdja e Sofisë ” – 1983. Lajza Mineli, fituese e cmimit si aktorja më e mirë protagonist për “Kabaret” – 1972 është e vetmja fituese, prindërit e së cilës dhe ata e kanë marrë një cmim të tillë. Nëna e saj XHudi Garland, mori një cmim nderi në 1939-ën, ndërsa babai I saj Vinsent Mineli fitoi si regjizori më I mirë për “Xhixhi” në 1958-ën. Mes rekordeve negative janë nominimet shumë të pakta për regjizoret femra. Në historinë e gjatë të AKademisë janë vetë pesë të tilla.
Aktori më i ri në moshë që ka fituar një Oscar ishte Tatum O’Nil, e cila fitoi si aktori më i mirë jo protagonist me “Hënë letre” në vitin 1973 në moshën 10 vjeçare.
Por ideja e një fëmije në garë me të rritur ishte pak e sikletshme për akademinë: asnjë i rritur nuk dëshironte të humbiste me një fëmijë, por as ta mundte. Në këtë mënyrë u krijua Juvenile Auard. E para që e fitoi tre vjet më vonë ishte Shirli Tempëll në moshën 6 vjecare, dhe kishte qenë protagonist në 10 filma. Gjithsej ky çmim është fituar 12 herë. Më pas në vitin 1962 ky çmim u tërhoq pasi nuk konsiderohej më interesant
Ndërsa mes aktorëve që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në ceremoninë e dhënies së cmimeve Oscar, ka emra shumë të njohur. Si për shembull Marlon Brandon i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë protagonist tek “Kumbari” në vitin 1973, i cili dërgoi një grua indigjene në vend të tij. Ajo lexoi fjalimin e Brandnon por u prit shumë keq nga salla.
Roman Polanski, i cili mori çmimin si regjisori më i mirë për “Pianistin”, dezertoi ceremoninë në vitin 2003 për shkak të problemeve ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku akuzohej për dhunë seksuale. Në vend të tij çmimin e tërhoqi Herrison Ford.
Majkëll Kein nuk e tërhoqi çmimin e tij si aktori mbështetës më i mirë në filmin “Hannah dhe motrat e saj ” pasi ishte i impenjuar në sheshxhirimin e “Peshkaqeni”. Por në vitin 200 ai ndodhej në skenë për të marrë çmimin si aktori më i mirë prptagonist në filmin “Rregullat e shtëpisë së Sidros”.
Elizabet Tejlor dezxertoi ceremoninë në vitin 1966 në shenjë solidariteti me bashkëshortin e saj Riçard Barton, i cili dhe pse shumë herë i nominuar, nuk kishte fituar asnjëherë.
Pas gjashtë nominimeve dhe dy Oscar si çmime honorifike, Poul Njuman fitoi si aktori më i mirë me filmin “Ngjyra e parave” në vitin 1987. Por ai dezertoi ceremoninë duke thënë: “Është njësoj sit ë ndjekësh një grua të bukur për 80 vjet. Në fund ajo pranon dhe ti i thua – më vjen shumë keq, jam i lodhur”.
I vetmi Oscar që ka fituar Oscar është kompozitori Oscar Hamerstein në kategorinë e këngës më të mirë origjinale.
Të vetmit fitues që mund të lavdërohen se kanë fituar një cmim Oscar dhe një cmim Nobel janë Xhorxh Bernard SHou dhe Bon Dilan. Shou mori Nobel për Letërsinë në 1925-ën, ndërsa në vitin 1939 fitoi Oscar për skenarin më të mirë jo original për filmin “Pigmalion”. Bob Dylan fitoi Nobel për letërsinë në vitin 2016, dhe pasi u shpreh se ishte thjesht pa fjalë, dërgoi dikë tjetër që ta tërhiqte cmimin. Dilan fitoi cmimin Oscar në vitin 2001 me këngën “Gjërat kanë ndryshuar” e kolonës zanore të filmit “Djemtë e cudirave”. Në atë kohë ai mori pjesë në cermeoni me anë të një lidhjeje me video.
Sipas rregullores së akademisë, ai që ka më shumë vota fiton cmimin në kategorinë përkatëse. Nëse dy apo më shumë të nominuar kanë të njëjtin numër votash, të gjithë janë fitues. Që do të thotë se për një cmim, nëse votat do të ishin të njëjta, atëherë mund të ketë dhe pesë fitues.
Në vitin 1935 Hal Mohr u bë regjizsori i parë që fitoi një cmim Oscar, pa qenë në garë: ishte rasti i parë të asaj që u quajt “shkruaj – voto”, një praktikë që akademia e anuloi menjëherë vitin e ardhshëm. Por Mohr dëshmoi se nuk kishte aspak nevojë për rrugë të shkurtra pasi fitoi një Oscar të dytë për fotografinë më të mirë në “Fantazma e operës”. /abcnews.al