Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, këto janë çështjet për të cilat u diskutua

schedule19:03 - 6 Tetor, 2023

schedule 19:03 - 6 Tetor, 2023

Komiteti i Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës në ambientet e Shtëpisë së Futbollit dhe ka marrë disa vendime.

Gjatë mbledhjes u diskutua në lidhje me pagesat për fushat e kampionatit FSHF Sunday League dhe të kampionatit të Futbollit 5×5, si dhe për pagesat e mjekëve në kampionatet Rajonale.

Komiteti Ekzekutiv ndërkohë vendosi për ndryshimin e skemës për kampionatin “Kategoria e Tretë”, që sezonin 2023-2024 do të zhvillohet në dy grupe.

Një tjetër temë diskutimi ishte skema e kampionatit Abissnet Superiore për vajzat dhe më konkretisht si do të funksionojë faza Final Four e këtij kompeticione. Gjithashtu, u bë një propozim për një investim shtesë në qendrën e fizioterapisë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv u diskutua edhe për çështje të tjera./ h.ll/abcnews.al