Mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty

schedule11:40 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 11:40 - 10 Dhjetor, 2020

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, në mblehdjen e kësaj të enjtje ka nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë pritet që në mbledhjen e ardhshme të përcaktohet kalendari i punës. Pjesë e komisionit nga mazhoranca  pjesë janë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita Myslim Murrizi, Edmond Stojku Enver Roshi.

Gjithashtu pjesë e komisionit është edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Ndërkohë kujtojmë se ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!