Mblidhet grupi i PS/ Rama: Të gjithë të zbresin në bazë

schedule15:12 - 7 Maj, 2018

schedule 15:12 - 7 Maj, 2018

Llogaridhënia është tema kryesore e mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Në kryesinë e Kuvendit depuetët janë thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar që ministrat dhe deputetët të zbresin në të gjitha qarqet e vendit e të komunikojnë drejtpërdrejtë me qytetarët. Krahas tyre në këto mbledhje kryeministri ka kërkuar që të shoqërohen nga këshilltarët, kryetarë bashkie, drejtues rajonal të institucioneve e deputetë. Turi i llogaridhënies nisi më një maj dhe do të përfundojë në 30 qershor. Kryeministri Rama ka paralajmëruar se në shtator do të ketë një riformatim të qeverisë në bazë të rezultateve të arritura nga secili dikaster. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!