Në selinë blu është mbledhur pasditen e së hënës Grupi Parlamentar i Partisë. Në fillim të mbledhjes, kreu i partisë Sali Berisha u ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të firmosin projektligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrin Edi Rama, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe kryetarin e bashkisë Tiranë.
Heqja e parashkrimit, pra shuarjes së akuzës pas disa vitesh, kërkohet për veprat penale si korrupsion dhe krimi i organizuar.
Berisha u shpreh se e drejta e parashkrimit është e drejtë universale, por shtoi se kjo e drejtë merr konotacion imunitar kur vjen puna te njerëzit që janë në pushtet të cilët ai i cilësoi si të papërgjegjshëm që çojnë pasuritë në offshore dhe pasi largohen nga detyra “ia mbathin dhe i shpëtojnë ligjit.”
Më herët gjatë mbledhjes, nënkryetari PD-së, Luçiano Boçi është shprehur se ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për të nxjerrë përpara shqiptarëve “fytyrën e vërtetë të regjimit.” PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor që të hetoje udhëtimet me charter të bërë nga kryeministri Rama.
FJALA E SALI BERISHËS
“Sot ketu kam sjellë projektligjin të cilin ose për të cilin jam prononcuar publikisht në parlament në debate të ndryshme dhe që ka të bëjë me heqjen e parashkrimit për Kryeministrin, zëvendës kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve te sipërpërmendur. Ky ligj ka dy nene.
Neni i parë thotë: Nuk i nënshtrohen parashkimit veprat penale te korrupsionit për kryeministrin, zevednes kryeministrat, ministrat, kryetarët e kuvendit dhe ish funskionarëve të sipërpërmendur.
Neni 2: Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare.
Ky ligj, mendoj unë, në kushtet e Shqipërisë kur vetë KLSH ka vërtetuar abuzimin nga kjo qeveri me të paktën me 8.2 miliarde euro, vjedhje e shpërdorime.
Kur korrupsioni, vjedhja e ketyre zyrtare është bërë faktori, muri me i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij. Kur është bërë gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve, te gjithë problemeve të shtetit ligjor që e kane degraduar atë nën diktaturën komuniste të Vietnamit.
Qeverisja është edhe më e korruptuar se diktatura komuniste e Vietnamit. E drejta e parashkrimit është një e drejtë universale. Mirëpo kjo e drejtë merr një konotacion imunitar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët pasuritë i çojnë në of shore dhe vetë pasi largohen nga detyra ja mbathin dhe i shpëtojnë ligjit.
Mungessa e këtij neni për njerëz të papërgjegjshëm si puna e Rramës, Agaçit, Ahmetajt, Erion Velisë, ja mbathin dhe kthehen pasi kalon afati. Ky parashkrim nuk do mund t’u njihet këtyre.
Kjo nuk bie ndesh me frymën e Kushtetutes. Vetë kushtetuta ka përcaktuar që në rrethana të veçanta mund të behet kufizim te drejtash. Dhe nese ka vend në botë që ka nevojë për këtë është Shqipëria.
Prandaj ky nen, respekton Kushtetutën, vetëm se unë do kishe mendim që njerëzve tanë te ligjit tu sugjeroja tu vemë një afat edhe për 25-30 vitet që vijnë.” /abcnews.al/