Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Penguan seancën, Vokshi dhe Hoti ankimojnë vendimin për përjashtimin e tyre

schedule13:06 - 21 Shkurt, 2024

schedule 13:06 - 21 Shkurt, 2024

Deputetja Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë ankimuar vendimin për përjashtimin e tyre, pasi penguan zhvillimin e seancës në Kuvend.

Dy deputetet më herët përmes një shkrese iu drejtuan Byrosë së Kuvendit, duke argumentuar se veprimi i ndërmarrë është i paligjshëm.

Kujtojmë se Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin me 10 ditë të Albana Vokshit dhe Elda Hotit.

Kjo masë erdhi me kërkesë të Partisë Socialiste, e cila kërkoi ndëshkim për sjelljen e zhurmshme të ligjvënësve të opozitës.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!