Ditën e sotme, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë, do të zhvillojë mbledhjen ku pritet të diskutohet se çmimi i ri i energjisë elektrike, për konsumatorët, për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025
Mbledhja do të mbahet në orën 16:00.
Njoftimi:
MBLEDHJA Nr. 02, Datë 07.01.2025, ora 16:00 e Bordit të ERE-s
Në zbatim të (i) nenit 13 dhe 16, të Ligjit Nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; i ndryshuar, (ii) nenit 9, të Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 199, datë 27.11.2020 dhe (iii) nenit 8 dhe 11, të Rregullores për Organizimin, Funksionimin dhe Procedurat e ERE-s, miratuar me vendimin e bordit të ERE nr. 96, datë 17.06.2016, njoftojmë se ditën e Martë, datë 07.01.2025, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja nr. 02 e Bordit të ERE-s, sipas këtij rendi dite:
- Mbi çmimin e shitjes me Pakicë për Klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.
- 2. Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit për muajin dhjetor 2024 për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV.
- Palët e interesit për pjesëmarrje në mbledhjen e bordit të ERE-s, në ambientet e ERE-s ose nëpërmjet platformave të teknologjisë së komunikimit elektronik (online), duhet të dërgojnë me shkrim kërkesën për pjesëmarrje, në postën elektronike, në adresën [email protected], jo më vonë se 24 orë para datës së njoftuar të mbledhjes, si dhe mënyrën e pjesëmarrjes dhe çështjen të cilën janë të interesuar të ndjekin.
/abcnews.al/