Në vijim të takimeve për zgjedhjet e 25 prillit, Fatmir Mediu ka mbledhur Aktivin e Partisë Republikane në Tiranë, me pjesëmarrjen e shumë të rinjve të angazhuar në PR. Në fjalën e tij Mediu theksoi faktin që nuk është e mjaftueshme të tregosh sa keq jemi por më e rëndësishmja është të ndërtohet besimi për një qeverisje që sjellë zhvillim.
“Kush qeverisë ka shumë në dorë. Ka fuqinë që të lëvizë gjithë shoqërinë. Ka fuqi të sjellë varfëri, korrupsion , arrogancë, ashtu siç ka bërë Edi Rama, por ka mundësi edhe të sjellë zhvillim.”
Kreu i PR-së, iu referua dhe një fjalë të kryeministri Edi Rama në një takim në Elbasan, ku ai tha se është ndryshe nga paraardhësi i tij Sali Berisha. Këtë pohim e bëri dhe Mediu, duke shtuar se shteti me në krye Edi Ramën ka filluar të kontrollohet nga krimi.
“Në Elbasan tha se ai nuk krahasohet me Sali Berishën. Edi Rama është njeriu që solli në këtë shoqëri ndarje. Largim pa fund, papunësi, varfëri, laje të hesapeve të drogës. Jemi kthyer në një vend ku krimi i organizuar dhe korrupsioni ka filluar të kontrollojë pushtetin dhe shtetit.”
Nëse e djathta fiton më 25 prill, objektiv sipas Mediut, është që brenda mandatit të parë Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së. /abcnews.al