Mblidhen sërish përfaqësuesit e tryezës për Reformën Zgjedhore

schedule10:50 - 27 Janar, 2020

schedule 10:50 - 27 Janar, 2020

Zhvillohet sot takimi i radhës në kuadër të Reformës Zgjedhore. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se katërshja Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë mbledhur përsëri.

Në këtë takim marrin pjesë po ashtu edhe ekspertët përkatës. Mësohet se diskutimet janë mbi kalendarin konkret të punës që do bëhet nga ekspertët.

Pak ditë më parë, opozita pranoi të ulet në një tryezë të përbashkët me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Në këtë takim u mor vendimi për të krijuar Këshillin Politik, për të arritur një produkt final të Reformës Zgjedhore në mars të këtij viti.

Ndërkaq, opozita ka deklaruar se qëllimi i kesaj tryeze është arritja e Reformës Zgjedhore që pasohet me zgjedhje të parakohshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!