Një fushatë globale për të financuar zhvillimin e vaksinave dhe terapive kundër COVID-19 ka mbledhur deri më tani 9.5 miliardë euro (10.4 miliardë dollarë), deklaroi Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Rezultat i shkëlqyer, kjo është arritje historike nën udhëheqjen e Komisionit të BE-së”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.
Fushata për ndihmën ndaj koronavirusit, e cila është shmangur nga Shtetet e Bashkuara, kishte arritur t’i siguronte tetë miliardë dollarë nga liderët botërorë dhe institucionet e tjera më 4 maj, në datën kur kishte nisur./abcnews.al