Mblidhen për herë të parë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, çështjet që pritet të shqyrtohen

schedule10:17 - 7 Janar, 2021

schedule 10:17 - 7 Janar, 2021

Shtatë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur sot për herë të parë, për të diskutuar ndarjen e disa çështjeve që presin të shqyrtohen si dhe caktimin e kryetarit.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se në mbledhjen e sotme do të diskutohet për çështjen e Teatrit, zgjedhjet e 30 qershorit dhe Kodin Zgjedhor, të depozituara në Kushtetuese para ngritjes së saj.

Në tryezë, është edhe padia e qeverisë për presidentin Ilir Meta i cili refuzoi të dekretonte Sandër Lleshajn dhe Gent Cakajt në postin e ministrin të Brendshëm dhe atë Jashtëm. Megjithatë ky konflikt tashmë është lënë menjëanë nga palët, duke qenë se të dy ministrat e sipërpërmendur janë larguar nga këto dy ministri.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese aktualisht janë: Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, të dy këto institucione i realizuan detyrat e tyre, ndërsa tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë, e cila nuk është plotësuar vetë akoma.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!