TIRANË– Për Rezart Kthupin nga “Djathtas 1912”, në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” nuk ka asgjë të re.
Ai theksoi se emrat janë po ato, janë thjesht një riciklimi i figurave që kanë qenë aty prej shumë vitesh.
“Asgjë e re. Asgjë e re për shqiptarët asgjë e re madhështore për shqiptarët. Të ruajnë pushtetin e Skënderbeut B, Skënderbeu A është Rama”, tha ai.
Ai komentoi procesin e primareve të Partisë Demokratike, që për Kthupin ishte një proces që nuk solli asnjë risi. Sipas tij, votimi i primareve solli po të njëjtat emra dhe asnjë gjë ndryshe, nga ajo që presin demokratët.
“Nuk besoj, procesi i primareve kalcifikoi po të njëjtat figura të vjetra, që kanë pasur karrierë me disfata dhe fitore. Nuk ka risi, me përjashtim të pak emrave”, theksoi ai./abcnews.al

