Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbledhje pa kryetar/ Këshilli Bashkiak i Tiranës, pa praninë e Veliajt

schedule15:29 - 21 Nëntor, 2025

schedule 15:29 - 21 Nëntor, 2025

Erion Veliaj, kryebashkiak vetëm në letër. Për herë të parë, Bashkia e Tiranës diskuton një buxhet pa prezencën e kryebashkiakut te zgjedhur nga qytetarët.

SPAK nuk i dha leje Veliajt ne burg të marrë pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak, por socialistët të cilët tentuan, ishin të heshtur, mungesën më shumë ia ndjenë këshilltarët e Berishës.

“Pas vendimit të GJK ka një bllokim, si do bëhet? E nxorët Veliajn nga dera, e sollët nga dritarja. T’iu pyes kush është kryebashkiaku këtu, se ti e komanduar më the unë sjam votuar mos më kërkoni llogari mua. Duhet zgjidhje. 2 muaj më parë bashkuam votat, e shkarkuam. Po tani? Hajde të bëjmë një debat publik, se zgjidhja tjetër është të japë Veliaj dorëheqjen, por spo e jep, do doja shumë ta jepte”

Diskutimi mbetet deri tek debati, jo më tek vota. Kryetarja e komanduar e Bashkisë, Anuela Ristani sqaroi se pavarësisht se Veliaj mungon, puna vijon.

“Unë sdua ti hyj këtij debate politik. E di që bllokimi ka sjellë pasoja politike, teknike, ligjore etj, por punët nuk janë bllokuar. Po po, firma ime është, puna nuk është bllokuar”

Mbledhja e këshillit bashkiak synonte diskutimin për buxhetin 2026, por më shumë shqetësim e debat kishte se si do të mbyllej 2025.

“Cfarë keni bërë ju? Nuk realizoni as ¼ e objektivave në 10-mujorin e parë, Veliaj i realizonte 20%, ju 28%. Bravo, ia keni kaluar kaq Veliajt. Pse kaq është Tirana? Keni dështuar. Jemi emergjence totale.”

Jam këtu për të diskutuar për projektvendimet, jo jashte rendit. Ajo që thoni ju është gënjeshtër. Objektivat për buxhetin po realizohen. Po dezinformoni qytetaret.”

Problemi në Tiranë, është si drejtohet një qytet pa një kryebashkiak në zyrë. Gjykata Kushtetuese dha vendimin por jo zgjidhjen, edhe pse la një shteg, rishkarkimin. Por si PD dhe PS nuk i bien më atij shtegu.

Demokratët e zhurmshëm, nuk kërkojnë më shkarkimin e Veliajt. Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e pritën ëmbël, por ndonëse e kanë gati kandidatin e pavarur, a kanë frikë nga një tjetër rezultat madhështor?

Kurse nga socialistët heshtur, ka folur vetë kryeministri Rama. Ai e ka bërë të qartë, se do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e nuk do të ketë më shkarkim të Veliajt, deri në 2027.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!